Tritan Shehu e bën fakt të kryer: Berisha rikonfirmohet në zgjedhjet për kreun e PD në 23 maj

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetar në 23 maj, një vit pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Por për Tritan Shehun, deputet demokrat dhe ish-drejtues i kësaj force politike, zgjedhjet e muajit maj do të jenë një rikonfirmim për Sali Berishën.
Në një status në faqen e tij në Facebook, ai shprehet i bindur se vetëm me PD-në e Berishës, Shqipëria mund të ribëhet.

“Kryetari i PD rizgjidhet më 23 Maj! Një rikonfirmim ky në prag të ndryshimeve thelbësore që e presin Shqipërinë e shqiptarët. Në prag të rivendosjes së demokracisë, vlerave njerëzore e shoqërore. Rolit lider rajonal të Shqipërisë. Fundit të regjimit e realizimit të aspiratës sonë europiane. Me PD e Berishën Shqipëria do të ribëhet” – shkruan Shehu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festivali Green dhe Blue Prespa, promovim i turizmit të qëndrueshëm dhe natyrës

PRESPË , 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Festivali...

Berisha: PD do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve

TIRANË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...