Hekurudha Tiranë-Durrës, Verdho: Në maj-qershor pritet të përfundojnë të gjitha stacionet

Administratori i kompanisë “Hekurudha Shqiptare”, Ergys Verdho tha sot se në periudhën maj-qershor të këtij viti pritet të përfundojnë të gjithë stacionet e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Në një konferencë për shtyp, lidhur me dëmtimin dhe bllokimin e aksit Librazhd-Pogradec, Verdho tha se “hekurudha Tiranë-Durrës bën pjesë në Korridorin VIII. Në 2014 u ndërmor një projekt, ku nuk ishin plotësuar komponentët e tjerë, si stacionet, elektrifikimi dhe revizionimi i të gjitha veprave të artit të atij projekti”.

“Pasi u mor miratimi dhe shtesa e kredisë për të revizionuar të gjithë veprat e artit, u reflektua puna, dhe pasi u kryen të gjitha procedurat për pjesën e financimit, për stacionet tashmë në maj-qershor pritet përfundimi i të gjitha stacioneve të hekurudhës Tiranë-Durrës”, tha Verdho.

Kreu i Hekurudhës Shqiptare u shpreh se “elektrifikimi është në proces tenderimi me fondet grant prej 13,5 milionë euro kredi e butë. Shpresojmë t’i marrim të gjithë miratimet nga banka e të vazhdojmë me lidhjen e kontratës, besoj do të jetë në verë”.

“Miratimet nga banka nuk janë në dorë të Hekurudhës, projektet e mëdha kanë burokraci dhe zgjatje në afat”, tha Verdho.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...