Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët: Për hyrjet nga Maqedonia e Veriut do të…

Në konferencën për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, njoftoi masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas.

Sipas tij, për të garantuar vijimësinë e tregtisë, mallrat po orientohen përmes pikave kufitare të Bllatës për hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kakavijës për hyrjet nga Greqia, ndërsa është shtuar personeli për të përballuar fluksin.
Për mallrat e bllokuara në Qafë-Thanë do të aplikohet regjimi i Transitit të Jashtëm (T1), që lejon devijimin drejt Bllatës me procedurë të përshpejtuar.

Beja theksoi se Doganat janë angazhuar për të minimizuar ndikimin deri në normalizimin e qarkullimit.
“Që në momentin e krijimit të situatës, strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet shqetësimin e bizneseve dhe pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve. Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare:
Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj dhe Kakavijë për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj.
Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe përshpejtimin e procedurave, deri në normalizimin e situatës rrugore.
Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet homologe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është siguruar mirëkuptim i plotë për lehtësimin e qarkullimit. Pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës:
Kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00–22:00, kalimin 24 orë të mjeteve pa ngarkesë, kalimin e produkteve agro që kërkojnë certifikim.
Po ashtu, Dogana shqiptare vijon kontaktet edhe me palën kosovare për të mundësuar lehtësime të mëtejshme në hyrje-daljet e mjeteve dhe mallrave”, deklaroi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...