Bllokohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në hyrje të Librazhdit dhe në Hotolisht

Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në hyrje të qytetit të Librazhd dhe në zonën e Hotolisht.

Sipas burimeve zyrtare, bllokimi është vendosur për arsye sigurie dhe menaxhimi të situatës rrugore të krijuar pas shembjes së rrugës te Arrat e Gurrës me qëllim shmangien e rreziqeve dhe garantimin e normalitetit në qarkullim . Në terren janë vendosur patrulla të Policisë Rrugore, të cilat po ndalojnë dhe devijojnë mjetet e rënda drejt akseve alternative.

Kjo masë prek kryesisht kamionët dhe autobusët, ndërsa mjetet e tjera po qarkullojnë sipas udhëzimeve të efektivëve në terren.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit të respektojnë sinjalistikën dhe orientimet e Policisë, deri në një njoftim të dytë për normalizimin e plotë të qarkullimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...