Autoboti i policisë me ujë përfshihet nga flakët, çfarë nuk u pa nga protesta e PD

Opozita organizoi protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, e shoqëruar me tensione e trazira.

Si gjithmonë protesta para Kryeministrisë, ku me të përfunduar fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha filloi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Forcat policore që e kishin rrethuar atë u përgjigjen menjëherë më ujë drejt protestuesve duke i shpërndarë ata.

Pas trazirave në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protestuesit e udhëhequr nga kryedemokrati, Sali Berisha filluan marshimin drejt Kuvendit, ku vijuan hedhjet e molotovëve ne drejtim të Parlamentit, të cilave policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Për shkak të molotovëve u përfshi nga flakët edhe autoboti i policisë që shpërndante me ujë protestuesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mos u plak duke pritur fundin, por duke jetuar! 21 këshilla për një pleqëri me dinjitet dhe lumturi

RUBRIKA : "Jeta dhe mirëqenia" ! TIRANË , 9 nëntor...

Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje (historia)

Nga Endi Tufa TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas...