Berisha: 35 vite pas përmbysjes së dikataturës, qytetarët sërish në protestë për liri dhe drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se qytetarët shqiptarë janë rikthyer në shesh për të ripërsëritur betejën për liri dhe drejtësi, duke kujtuar ngjarjet historike të 20 shkurtit, kur 35 vite më parë studentët dhe qytetarët dolën për të çliruar vendin nga diktatura komuniste.

Berisha i cilësoi ata misionarë të pamposhtur të Shqipërisë.

“Mblidhemi në një nga ditët më të shënuara të historisë kombëtare, 20 shkurti, dita në të cilën 35 vite më parë qindra mijëra qytetarë u mblodhën në “Qytetin Studenti”, në mbështetje të grevës së studentëve, grevës së lirisë për të çliruar kombin dhe vendin nga “kulti i satanit”. Nën thirrjen e artistes së njohur Rajmonda Bulku protestues të shumtë u nisën drejt sheshit “Skënderbej”, të rrethuar nga të katër anët me automblinda, mitralozë e snajperë, në një veprim që shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë në një betejë parësore që ka shndritur dhe do të shndrisë gjithmonë në historinë e revolucionit demokratik, në të cilin përmbysën shtatoren, kultin e satanit, rregjimin që për 46 vite shfrytëzoi, ekzekutoi, varfëroi dhe mjeroi më shumë shqiptarë se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur në tërë historinë e tyre”, deklaroi Berisha.

35 vite më parë, vijoi Berisha, ata qindra mijëra burra dhe gra që kaluan bllokimin, kaluan autoblindat, snajperët, mitrolozët, për votën e lirë, për dinjitetin njerëzor, nuk mund të besonin kurrë se 35 vite më vonë përsëri do u rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën.

“E vërteta është se ne sot nderojmë këtë datë me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë, por edhe me frymëzimin më të madh, me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama do t’i ketë kohërat e numëruara”, deklaroi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME