E turpshme në Europa League, tifozë të Lille shpalosën banderolë me Kosovën si pjesë të Serbisë, Crvena Zvezda i falenderon…

Sfida e parë e playoffit në Europa League mes Lille dhe Crvena Zvezdës e fituar nga kjo e fundit ka regjistruar një episod të turpshëm me protagonistë tifozët francezë. Në tribunat e stadiumit Pierre-Mauroy, një grup tifozësh francezë shpalosën një banderolë me Kosovën si pjesë të Serbisë ku lexohej edhe mesazhi: ‘Jo dorëzimit.’

Një lëvizje kjo, që është pak ta quash të turpshme teksa vijon të ushqejë obsesionin e serbëve ndaj Kosovës, ndërkohë që UEFA sheh sesi të thyhen rregullat e saj pa u shqetësuar fare.

Ndaj këtij gjesti padyshim që nuk ka munguar të vijë përgjigjja e Crvena Zvezdës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar tifozët e Lille.

‘Faleminderit-Merci! Tifozët e Lille, shpalosën një banderolë me shkrimin ‘Jo dorëzim’ gjatë ndeshjes së Europa League’-shkruhej në postimin e Crvena Zvezdës përkrah fotos me banderolën e turpshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mos u plak duke pritur fundin, por duke jetuar! 21 këshilla për një pleqëri me dinjitet dhe lumturi

RUBRIKA : "Jeta dhe mirëqenia" ! TIRANË , 9 nëntor...

Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje (historia)

Nga Endi Tufa TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas...