Reshjet përfshijnë Qarkun e Elbasanit, pa emergjenca – probleme në disa akse rurale dhe ndërhyrje të pjesshme në Drizë-Holte

Qarku i Qarku Elbasan është përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, por deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme emergjente.

Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata kritike. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranika janë mbi mesataren, por pa krijuar rrezik për përmbytje apo dalje nga shtrati.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura për qarkullim. Megjithatë, në disa segmente janë shfaqur probleme të përkohshme. Në aksin Elbasan–Gjinar dhe Gramsh–Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese, duke rikthyer normalitetin në lëvizje.

Më problematike paraqitet situata në aksin Drizë–Holte, ku reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar gërryerje të trupit të rrugës. Nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar është kryer një ndërhyrje me mbushje, por ajo nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi gjatë ditës së sotme janë shfaqur sërish probleme. Kërkohet një zgjidhje përfundimtare për stabilizimin e segmentit.

Shembje dhe çarje të trupit të rrugës raportohen edhe në aksin rural Grekan–Shelg, në bashkinë Belsh, ku nevojitet ndërhyrje për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Ndërkohë, HEC Banjë ka ulur që prej pasdites së djeshme shkarkimet në nivelin 50 m³/sek. Në total, së bashku me prodhimin, shkarkimet arrijnë në 150 m³/sek, pa krijuar problematika për zonat përreth.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun. Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të situatës, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...