Kosovë, Kuvendi sot shqyrton buxhetin prej 4 miliardë eurosh

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën plenare ku do të shqyrtohet në tërësi projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Seanca nis në orën 11:00. Të enjten projektligji i buxhetit të shtetit në Kosovë kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku u votuar për përfshirjen e buxhetit për Komunën e Prishtinës dhe atë të Shtimes, në Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026.

Propozimet i artikuloi ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Shtimes i kanë kryer të gjitha kërkesat që nevojitet dhe sot është propozuar përfshirja në pjesën e tabelave

Më 16 shkurt, me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Projektligji parashikon që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mos u plak duke pritur fundin, por duke jetuar! 21 këshilla për një pleqëri me dinjitet dhe lumturi

RUBRIKA : "Jeta dhe mirëqenia" ! TIRANË , 9 nëntor...

Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje (historia)

Nga Endi Tufa TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas...