Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…

Gafa, kartonë dhe shumë tension, në fund mes Milan e Como feston…Inter. Në sytë e Tom Brady, i ftuar special në “San Siro”, “djalli” ngec në një “X” 1-1 përballë Comos, një hap fals, nëse mund të konsiderohet i tillë, që largon Milan nga kreu, -7 pikë në raport me rivalin e përjetshëm. Lajmi i mirë është se arrin të mbajë larg rivalët në garën për të siguruar një vend në Champions, +4 nga Napoli dhe +7 në raport me Romën.

Si rrallë herë, ishte Mike Maignan që gaboi në mënyrë fatale në minutën e 32-të duke i dhuruar një asist të pastër Nico Paz, me argjentinasin që nuk fali duke kaluar Como-n në avantazh.

Në fraksionin e dytë, Allegri nisi valsin e zëvendësimeve, ndërsa në minutën e 64-ët diferencën e bëri një super asist nga Jashari, me këtë të fundit që gjeti Leaon me një top të gjatë. Portugezi përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit dhe me një parabël të ëmbël dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Me kalimin e minutave vëmendjen e rrëmbyen Allegri dhe Fabregas, ku një prekje e lehtë e trajnerit të Como-s ndaj Saelemaekers tërboi trajnerin e Milan, me këtë të fundit që shpërtheu në protesta duke bërë që gjyqtari i takimit ta ndëshkojë me karton të kuq. Me këtë pikë të marrë në “San Siro”, Como mban të ndezur objektivin për të siguruar një vend në Evropë.

 

Pas ndeshjes, edhe një herë Allegri, nuk preferoi të flas për garën për titull: “Arritëm të marrim një pikë që na shërben në raport me Juventus, Napoli dhe Roma. Gara për titull? Duhet të qëndrojmë të qetë. E gjithë vëmendja jonë duhet të jetë se si të fitojmë kundër Parmës”, u shpreh Allegri.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...