Rama: Çmimi për Diellën në Dubai, vlerësim për përdorimin e AI në shërbim të interesit publik

Platforma shqiptare “Diella” u vlerësua me çmimin Future Fit Seal në edicionin e këtij viti të çmimeve të Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai.

Kryeministri Edi Rama, në episodin e pestë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, theksoi se ky vlerësim është një arsye për krenari për arritjet e Shqipërisë në fushën e teknologjisë dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbim të interesit publik.

“Vlerësimi i Diellës me çmimin Future Fit Seal është një inkurajim shumë i madh dhe domethënës, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria vendoset në piedestalin e vendeve që marrin çmime nga ky samit prestigjioz”, tha Rama.

Ai shtoi se Samiti Botëror i Qeverisjes është një nga platformat globale për të ardhmen e qeverisjes, ku diskutohet sesi teknologjia po riformëson marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve.

“Shqipëria vendoset edhe një herë në fokus, këtë herë për një produkt për të cilin ne po vazhdojmë punën dhe mbi të cilin, jo vetëm shqiptarët, por edhe bota do të dëgjojë të reja më shpejt sesa vonë”, theksoi Kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...