Rrëshqitje gurësh në bajpasin e Vlorës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Si pasojë e motit të keq gjatë natës, në bajpasin e Vlorës, mbi zonën e Kaninës, janë regjistruar rrëshqitje gurësh.

Kanë qenë vetë drejtuesit e mjeteve ata që kanë sinjalizuar Policinë e Vlorës për praninë e gurëve në rrugë, të cilët kanë rrezikuar qarkullimin.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit, pasi aktualisht në këtë aks qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Problem mbetet Qafa e Vishës për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikshmëri për shkak se bien gurë çdo ditë ndaj është duke u menduar për një ndërhyrje të gjatë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Solidaritet dhe humanizëm, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ndihmon fëmijët talasemikë

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar edhe këtë...

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...