“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur muajin qershor si afat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës që po zgjat prej katër vitesh në Evropën Lindore.

Sipas Zelenskyt, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një raund të ri bisedimesh trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme, me gjasë në Miami. Kievi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto negociata.
“Ata duan që gjithçka të përfundojë deri në fillim të verës dhe do të ushtrojnë presion mbi palët sipas këtij kalendari,” citohet të ketë thënë Zelensky për gazetarët, duke shtuar se SHBA kërkon një plan të qartë me afate konkrete për çdo hap.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Gjatë natës, dronë dhe raketa goditën rrjetin elektrik, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje masive të energjisë në disa rajone të vendit.
Zelensky akuzoi Moskën se nuk ka asnjë vullnet real për t’i dhënë fund luftës dhe se sulmet e fundit tregojnë “qëllimet e vërteta” të Rusisë. Ai theksoi se autoritetet ukrainase kanë angazhuar burime shtesë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, ndërsa temperaturat mbeten nën zero.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani blindon Ivan Gvozdenoviç, verdheblutë vazhdojnë projektin deri në 2027!

ELBASAN,29 maj 2026/Albania Express News/ AF Elbasani ka hedhur një...

Nuk u ftua nga Maran te ekipi përfaqësues i Shqipërisë, reagon Ernest Muçi dhe tregon arësyen e vërtetë

TURQI,28 maj 2026/Albania Express News/Ernest Muçi ka reaguar zyrtarisht...

LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Lartë ka rrëzuar...