Operacion i sigurisë së lartë: 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë sot pasdite do transferohen drejt IEDP Peqin

 

Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEDP Peqin. Lëvizja e tyre do realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky transferim do kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEDP Peqin.

Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë. Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion.

Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mbetet e pamposhtur në Europë, statistika që ushqen shpresat për kualifikim ndaj Shamrok Rovers

RROGOZHINË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Edhe pse aventura në...

Nga vendi i 15-të në Champions League! Manchester United rilind dhe synon trofetë

ANGLI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Manchester United është gati...

Tensionet SHBA-Iran, Trump: Sulmet u pezulluan për t’i dhënë mundësi diplomacisë

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i SHBA-së, Donald...

Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, Policia e Shtetit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit ia dalin me sukses

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ka përfunduar me sukses...