Rrajca nën petkun e bardhësisë së dëborës, magjia dimërore e masiveve të aheve shekullorë të Parkut Kombëtar të Shebenikut

Zona e Rrajcës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vijon prej disa javësh të jetë e mbuluar nga dëbora, duke ofruar një pamje magjike dimërore që të lë pa frymë. Peizazhi i bardhësisë ka transformuar këtë perlë natyrore në një kartolinë të gjallë alpine, duke sjellë emocione të veçanta jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për vizitorët e shumtë që zgjedhin ta eksplorojnë gjatë kësaj stine.

Rrajca e bashkisë Prrenjas është një nga atraksionet më të bukura turistike të Parkut Kombëtar Shebenik dhe prej vitesh është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Bukuritë e jashtëzakonshme natyrore, qetësia dhe autenticiteti i saj e bëjnë këtë zonë një nga thesaret më të çmuara të turizmit malor, jo vetëm në bashkinë e Prrenjasit, por edhe në Shqipëri dhe përtej kufirit.

Liqenet akullnajore të Rrajcës, pjesë integrale e parkut kombëtar, i japin zonës një veçanti të rrallë dhe e kthejnë atë në një destinacion që mund të eksplorohet në çdo stinë të vitit. Të rrethuara nga dëbora dhe pyjet madhështore, këto liqene krijojnë një panoramë unike, ideale për dashamirësit e natyrës, fotografisë dhe aventurës.

Simboli kryesor i Rrajcës mbeten pyjet e vjetra të ahut, të cilat shtrihen si një pasuri e gjallë natyrore dhe përbëjnë një nga vlerat më të rëndësishme ekologjike të zonës. Masivi pyjor me ahe i Rrajcës është i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe bën pjesë në zonën e pyjeve të vjetër të ahut, një pasuri unike që ndahet vetëm nga 12 vende në të gjithë botën.

Me bukurinë e saj piktoreske, Rrajca vijon të tërheqë mijëra turistë çdo vit, duke dëshmuar se kjo zonë nuk është thjesht një destinacion turistik, por një thesar natyror me vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare, që nën petkun e bardhë të dimrit shfaqet më madhështore se kurrë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...