Milan nënshkruan me mesfushorin shqiptar Aron Babaj

AC Milan ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën me mesfushorin shqiptar Aron Babaj, i cili do t’i bashkohet Projektit Milan Futuro, iniciativë e klubit italian e dedikuar zhvillimit të talenteve të reja.

16-vjeçari, i lindur në Prishtinë në vitin 2009, ka zgjedhur të bashkohet me Rossonerët pas periudhës së tij te KF Prishtina e Re, ku ka spikatur si një nga talentet më premtuese të moshave të tij. Kalimi te një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror i ofron Babajt mundësinë për të zhvilluar më tej potencialin e tij në një ambient me standarde të larta profesionale dhe konkurruese.

KF Prishtina e Re ka shprehur krenarinë për këtë arritje dhe i ka uruar shumë suksese në kapitullin e ri të karrierës, duke theksuar rëndësinë e këtij transferimi si shembull për futbollistët e rinj në Kosovë.

Babaj ka qenë më herët pjesë e Skeid dhe Lyn në Norvegji, para se të luante me moshat e Trepçës dhe Prishtinës së Re. Ai vjen nga një familje me traditë futbollistike, ku edhe i ati i tij, Shpëtimi Babaj, ka luajtur më parë në Shqipëri për klubet Besa, Elbasani, Gramozin dhe Tiranën.

16-vjeçari do të trajnohet në akademinë e Milanit, një nga më prestigjiozet në botë, dhe pritet të ndihmojë në përforcimin e projektit të klubit për rritjen e talenteve të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen e përbashkët me PE: Na rrëzuan amendamentet. Reagon PS: Tentuan të deformonin dokumentin

TIRANË,9 korrik 2026/Albania Express News/-Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi...

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...