Berisha për çështjen Balluku: Gjykata Kushtetuese organizatë e PS-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj për të pezulluar masën e pezullimit nga detyra të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, dëshmoi nënshtrimin e saj të plotë ndaj qeverisë.

Në një deklaratë për mediet Berisha tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetues, e morën një vendim në kundërshtim me çdo praktikë të mëparshme.

“Ftoj çdo shqiptar të pyesë: çfarë morali kanë këta gjykatës apo gjykatëse të gjykojnë në themel masën e pezullimit pasi votuan një herë për heqjen e saj në kundërshtim me ligjin? Cili është morali i tyre? Morali i tyre është zero, në rrafshin ligjor flas.

“Ata u nënshtruan, u paritën, u kërcënuan, por morën një vendim në kundërshtim flagrant me çdo praktikë të mëparshme. Mos harroni se ata nuk legjitimuan kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës në rastin e Sali Berishës, duke deklaruar në mënyrën më të turpshme se nuk legjitimohen ata, por parlamenti. Një turp i paparë ndonjëherë, në një kohë kur neni i Kushtetutës është taksativ: një e pesta e deputetëve legjitimohen për të paraqitur ankesa dhe kërkesa në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.

Sipas Berishës, “Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS”.

Berisha u ndal edhe tek mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, ku theksoi se kryeministri Edi Rama “po sfidon në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...