Kurti viziton KosovaPress-in në 27-vjetorin e themelimit

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ambientet e reja të agjencisë, ku realizoi edhe një intervistë ekskluzive për KosovaPress.

Gjatë vizitës, Kurti u prit nga drejtoresha e përgjithshme e KosovaPress, Suzana Rakovica, dhe stafi i agjencisë, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, sfidat e medias dhe rëndësinë e raportimit të saktë dhe të pavarur.

Në intervistën ekskluzive për KosovaPress, Kurti flet për çështje kyçe politike, rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, formimin e institucioneve të reja, partnerët eventualë qeverisës, prioritetet e ekzekutivit të ri, zgjedhjen e presidentit të ri dhe raportet me aleatët.

Kurti vlerësoi lart rolin e KosovaPress-it në informimin e publikut dhe në forcimin e gazetarisë profesionale në Kosovë.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 27-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. Kjo ditëlindje e gjen Agjencinë në hapësira të reja, moderne dhe funksionale, të cilat përmbushin të gjitha kushtet për veprimtarinë e një mediumi bashkëkohor.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në misionin e KosovaPress-it, për informim të saktë, të shpejtë dhe objektiv, si dhe një investim në cilësinë e gazetarisë dhe komunikimit medial në Kosovë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...