“Rojet që mbronin Maduron ishin nga Kuba”, Rubio mesazh patriotëve të tij: Qeveria kubaneze duhet të jetë e shqetësuar pas aksionit të sotëm

Gjatë konferencës së tij për shtyp pas operacionit ushtarak të SHBA-ve në Venezuelë presidenti amerikan Donald Trump tha se “Kuba do të jetë diçka për të cilën do të flasim në të ardhmen”.

“Ne duam të ndihmojmë njerëzit në Kubë edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Kuba”, tha presidenti.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ndërhyri duke thënë se “kur flet Presidenti, duhet ta merrni seriozisht”, duke shtuar se shumë nga rojet që ndihmonin në mbrojtjen e Maduros ishin kubanë.“Nëse do të jetoja në Havana dhe do isha pjesë e qeverisë kubaneze, të paktën do të isha i shqetësuar pas aksionit të sotëm kundër Venezuelës”, shtoi Rubio.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...

Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...