Me pranga në duar dhe i rrethuar nga ushtarët amerikanë, mediat venezueliane publikojnë pamjet e para të Maduros pas arrestimit

Fotografia e parë e Nicolas Maduro-s që kur ai dhe gruaja e tij u kapën nga forcat amerikane Delta Force është publikuar nga një media venezueliane.

WRadio publikoi një foto të presidentit venezuelian nga brenda një avioni ushtarak me pranga.

Maduro në foto, i veshur me rroba të bardha, është ulur me burra të veshur me uniforma ushtarake në të majtë dhe të djathtë të tij.

Më parë, në një postim në Truth Social, presidenti amerikan njoftoi se udhëheqësi venezuelian ishte me gruan e tij dhe të dy u nxorën jashtë vendit.

Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan herët këtë mëngjes nga anëtarët e Delta Force, njësia më e lartë e operacioneve speciale të ushtrisë amerikane, sipas informacionit të dhënë nga zyrtarët amerikanë për CBS Neës.

Njësia elitare Delta Force e ushtrisë ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

Kujtojmë se Maduro ka qenë në listën e të kërkuarve të SHBA-së që nga viti 2020 për importimin masiv të drogës në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LAJM I FUNDIT | Punonjësi i Policisë humb jetën në banesë; dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit

TIRANË ,14 qershor 2026/Albania Express News/ Informacion paraprak Më datë...

Australia “shtang” Turqinë, triumfon me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D

BOTËRORI 2026/ALBANIA EXPRES NEWS 2026/Imazhet e zbritjes së kombëtares...

Vetëvendosje ngjitet në 51 mandate nga votat e diasporës, AAK humbet një vend në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË ,14 qershor 2026/Albania Express News/Lëvizjes Vetëvendosje i është...