Llatja dhe Mazniku festojnë fundvitin me fëmijët e Qendrës “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”

Në kuadër të traditës së fundvitit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të PS Qarku Elbasan, Arbjan Mazniku, vizituan Qendrën “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”, ku festuan me fëmijët që asistohen nga kjo qendër.

Gjatë vizitës, Llatja dhe Mazniku ndanë momente festive me fëmijët, duke dhuruar buzëqeshje dhe duke përcjellë mesazhe solidariteti dhe përkujdesjeje për shtresat në nevojë. Ata vlerësuan kontributin e organizatave të shoqërisë civile, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe komunitetin.

Aktualisht, në Qendrën “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë” marrin shërbim rezidencial 20 fëmijë pa kujdes prindëror, ndërsa 60 fëmijë të tjerë të komunitetit frekuentojnë kopshtin dhe qendrën e kurseve.

Në total, rreth 80 fëmijë përfitojnë shërbime ditore dhe rezidenciale, duke e kthyer këtë qendër në një model të përkujdesjes sociale.

Bashkia Elbasan konfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj misioneve fisnike që investojnë në të ardhmen e shoqërisë, duke vendosur në qendër fëmijët dhe mirëqenien e tyre, si një garanci për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Diplomacia te Shkenca, cilët janë 3 kapitujt e parë që Shqipëria mbyll në negociatat me Brukselin

TIRANË,10 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh një tjetër hap...

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...