Milan merr frymë lirisht; Leao nuk ka dëmtim muskular, do të jetë në Superkupë

Milani dhe Massimiliano Allegri marrin frymë lirisht për Rafael Leaon. Sulmuesi portugez që e la parakohe ndeshjen me Torinon për shkak të një dëmtimi që shkaktoi frikën për një mungesë të gjatë të tij, kreu rezonancën manjetike këtë të martë nga ku rezulton se nuk ka pësuar dëmtim muskular në aduktor.

Klubi kuqezi bëri të ditur gjithçka nëpërmjet një komunikate ku theksohej gjithashtu se Leao ka nisur tashmë terapinë e nevojshme për të zgjidhur këtë problem
Kjo do të thotë se te Milan shuhen sirenat e alarmit me futbollistin që pritet të jetë në dispozicion të Allegrit që për ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se Rafael Leao do të jetë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Napolit që do të luhet në 18 dhjetor.

Trajneri Allegri për ta pasur sa më në formë për supersfidën me Napolin, mund të lërë Rafael Leaon pushim në sfidën me Sassuolon sepse Santi Gimenez po rikuperohet dhe mund të luajë ai përkrah Pulisic në sfidën e së dielës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...