Dështimi i formimit të qeverisë së re në Kosovë, Osmani takim me krerët e partive politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, ka aktivizuar menjëherë presidenten Vjosa Osmani e cila ka ftuar për sot në një takim të përbashkët konsultativ partitë politike parlamentare.

Takimi pritet të mbahet në orën 10:30, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar të gjitha partitë, LVV, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë kryetari Ramush Haradinaj.
“Po kemi pranuar ftesën, në takim do të marrë pjesë kryetari Haradinaj”, tha Xhemaili.
Nga partitë e tjera në këtë takim prezent, do të jenë Lumir Abdixhiku nga LDK, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Nga LVV e PDK zyrtarisht ende nuk kanë konfirmuar se kush do të marrë pjesë në takim, mirëpo Telegrafi mëson se kanë pranuar ftesën.
Ky zhvillim vjen pas seancës së sotme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

BRUKSEL,26 maj 2026/Albania Express News/Sot që prej orës 19:00...

Tomorr Kotorri në “Ditën Naimiane”: Naim Frashëri duhet të rikthehet në “Mekën e shqiptarëve” dhe simbolin e krenarisë kombëtare

PËRMET,26 maj 2026/Albania Express News/Në aktivitetin madhështor “Dita Naimiane”,...

Kuqezinjtë e sotëm, më të shtrenjtit të historisë së futbollit shqiptarë, kombëtarja kapi rekordin e 139 mln eurove

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit ka...

Edi Rama: Zgjidhja e çështjes së pronës sfidë komplekse, teknologjia bekim për procesin

TIRANË, 26 maj 2026 /Albania Express News/ – Kryeministri...