Situata e motit të keq/ Ndërhyrje të shpejta për pastrimin e rrugëve dhe mbrojtjen nga përmbytjet

Nga Bashkia Gramsh raportohet se reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të izoluara, por situata po menaxhohet në kohë reale nga strukturat vendore dhe Emergjencat Civile.

Sipas njoftimit zyrtar, në lagjen Çekres, pranë hyrjes së qytetit të Gramshit, një pemë është rrëzuar mbi rrugë si pasojë e motit të keq, duke bllokuar qarkullimin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi i shërbimit i MZSH-së, i cili po punon për hapjen e plotë të rrugës dhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve.

Ndërkohë, në fshatin Kërpicë, Njësia Administrative Kushovë, prurjet e lumit Kërpice kanë rënë ndjeshëm, duke e bërë situatën dukshëm më të stabilizuar krahasuar me orët e mëparshme. Pavarësisht përmirësimit, masat mbrojtëse vijojnë.

Mjeti tip fadromë i bashkisë është ende në terren dhe po punon për krijimin e një mbrojtjeje provizore përgjatë segmentit më të rrezikuar nga dalja e lumit. Njëkohësisht, edhe efektivët e MZSH-së mbeten të angazhuar në zonë për të reaguar ndaj çdo të papriture.

Autoritetet lokale sigurojnë se strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën nga afër, në mënyrë që të shmangen dëmtimet dhe të garantohet siguria e banorëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Perlat Musta , legjenda e portës shqiptare : Unë erdha Perlat , Partizani më bëri Mustë

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Nga një djalë...

Zjarret në Shqipëri/ 26 vatra në 24 orë, 4 vijojnë aktive, problematika në malin e Dajtit

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...

AF Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

ELBASAN  , 31 gusht 2026/Albania Express News/- AF Elbasani...