Përplasje për minimumin jetik: PD kërkon mocion, PS e quan manovër politike

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita mori një tjetër refuzim për kërkesën “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po pengon mekanizmat e kontrollit parlamentar dhe debatet e detyrueshme sipas rregullores. Sipas tij, paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026, që ndodhen aktualisht në shqyrtim, cenojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve duke mos përcaktuar minimumin jetik me ligj.

“Maxhoranca në Kuvend vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli. Është paraqitur projektbuxheti 2026 dhe para tre ditësh paketa fiskale që e shoqëron atë. Qartësisht në këtë projektbuxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimumit jetik”, deklaroi Bardhi.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cilësoi kërkesat e opozitës si të pazakonta dhe të përdorura për qëllime politike jashtë sallës së Kuvendit. Ai tha se në vetëm tre muaj janë dorëzuar më shumë kërkesa për mocione sesa në katër vite të mëparshme.

“Sot vjen dhe kërkon mocion për minimumin jetik ndërkohë që diskuton buxhetin më të madh në histori. Ne jemi dakord për çdo instrument parlamentar, por kjo çështje mund të trajtohet brenda dy ditëve të diskutimit për buxhetin. Nuk kemi të bëjmë me kërkesa që synojnë debatin real në Kuvend. Janë kërkesa që do të përdoren si rend dite për foltoren e bulevardit”, u shpreh Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME