Trajneri i Anglisë Tuchel elozhe për Brojën: E njoh shumë mirë, është i shpejt dhe i rrezikshëm!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur me vlerësim të madh për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, me të cilin ka punuar më parë te Chelsea, ndërsa paralajmëron se skuadra e tij duhet të jetë e përgatitur për rrezikun që ai paraqet.

“E di shumë mirë që një seri ndeshjesh pa gol mund të prishet në futboll. E njoh shumë mirë Brojën, sepse ka qenë lojtari im te Chelsea. Ai luan rregullisht për Shqipërinë, kryesisht në krahun e djathtë, ku e presim edhe nesër. Sjell shpejtësi, lojë direkte dhe është i rrezikshëm sepse mendon gjithmonë për të shënuar. Shpresoj të kemi zgjidhjet e duhura për ta ndalur,” tha Tuchel.

Trajneri gjerman shtoi se fokusi i skuadrës së tij nuk duhet të jetë frika për të humbur apo për të prishur rekordin e e portës së paprekur, por dëshira për të fituar dhe për të treguar cilësitë e tyre.

“Shpresoj dhe ndiej se dëshira jonë për të fituar e për të arritur diçka është më e madhe se frika për të humbur apo prishur një rekord. Këto gjëra ndodhin. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi mbajtur kaq shumë porta të paprekura falë mbrojtjes së mirë në grup, por na duhet edhe pak fat në momente të caktuara. Nuk duhet të fokusohemi te ajo që mund të humbasim, por të jemi të entuziazmuar për mundësinë e radhës për të treguar cilësinë tonë dhe për të zhvilluar një tjetër ndeshje intensive dhe emocionuese,” përfundoi Tuchel.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në mjet

ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor...

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...