Mbahet sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, GJKKO vendos për “fatin” e saj

GJKKO do të vendos ditën e sotme nëse dosja “Meta”, do të kalojë ose jo për gjykim. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për rishqyrtim. Gjoka vendosi seancën e kaluar pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën, ndërsa seanca paraprake u shty, pasi avokati mbrojtës i Monika Kryemadhit nuk ishte prezent.

Avokati i ish-presidentit Meta ka akuzuar gjyqtaren Gjoka, se po e gjykon këtë rast nën presionin e prokurorëve të SPAK. Kjo pasi sipas tij, Gjoka po hetohet për dënim të fshehur dhe falsifikim dokumentesh në shtetin grek. Akuza të cilat janë ngritur ndaj saj nga Kreu i PD-së, Sali Berisha. Më herët ish-presidenti Meta ka reaguar nga burgu lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA, e cila lidhet me pagesa për çështjen e lobimit, të cilën prokurorët e SPAK e ka njoftuar më parë si provë. Meta e ka quajtur këtë si gënjeshtër të SPAK.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulmi me dron në centralin bërthamor Barakah në Abu Dhabi, autoritetet: Nuk ka rrezik radiologjik

ABU DHABI/17 maj 2026/Albania Express News/Autoritetet në Abu Dhabi...

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe Elbasanit për sende të ndaluara

ELBASAN & LUSHNJE,17 maj 2026/Albania Express News/ Drejtoria e...

Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe nëse nuk ka marrëveshje

USA,17 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan Donald Trump ka...

“Finalja para finales” në Air Albania! AF Elbasani dhe Egnatia përplasen për titullin e kampionit të Superligës

NGA FATMIR POPJA TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e sotme...