Albin Kurti, dy opsione për qeverinë e re të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot u shpreh para mediave lidhur me çështjen e formimit të qeverisë së re dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja në rast se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për mandatarin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e qeverisë së re, të cilën ai duhet ta paraqesë për votim para Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti nuk mori votat e mjaftueshëm gjatë prezantimit të kabinetit  të tij herën e kaluar dhe tashmë mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me Glauk Konjufcën.

Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se mandati i ardhshëm qeverisës duhet të jetë “Kurti 2.5 deri në dhjetor”, ose “Glauk Konjufca 1 deri në prill”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME