38-vjeçari godet me makinë një 47-vjeçar dhe arratiset; policia i gjen armë të ftohta dhe lëndë narkotike në automjet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar materialet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Enis Duro, 38 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” (neni 76/22), “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” (neni 283/1) dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” (neni 279), sipas Kodit Penal.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku E. D. ka goditur me automjet shtetasin Orlando Kmamami, 47 vjeç, në një moment kur ky i fundit po qëndronte në trotuar. Pas përplasjes, 38-vjeçari është konfliktuar fizikisht me të dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi O. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e konfliktit, policia ka sekuestruar automjetin e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit brenda mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan:
• 1 thikë,
• 1 kosore me bisht metalik,
• një sasi lënde e dyshuar narkotike (cannabis sativa),
• 1 telefon celular.

Vijojnë veprimet për kapjen e 38-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...