Vetëm një ndryshim i detyruar, ja 11-shja e mundshme e Elbasanit për sfidën e sotme

Elbasani luan me Vlazninë në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, ku synohet vetëm fitorja. Sa i përket formacionit titullar, pritet të mos ketë shumë ndryshime as në këtë ndeshje, me trajnerin Gvozdenoviç që pritet t’u besojë thuajse të njëjtëve lojtarë të sfidave të fundit.

Mungesa e vetme mbetet ajo e Bledar Lilës, për shkak dëmtimi dhe gjasat janë që vendin e tij ta marrë Lajthia. Në të kundërt, Lulaj do të spostohet në krahun e djathtë, ndërsa në qendër të mbrojtjes, përkrah Olberkis, pritet të aktivizohet Azemoviç.

Sa i përket pjesës së avancuar të formacionit, gjithçka mbetet pothuajse e pandryshuar. Tsague pritet të jetë sërish në majën e sulmit, i mbështetur nga treshja dinamike Qose–Loukili–Diallo, ndërsa Manellari dhe Ibrahim do të mbajnë peshën në qendër të mesfushës, si zakonisht. Të gjithë sinjalet nga stërvitja e fundit tregojnë se trajneri nuk dëshiron të prishë ekuilibrat e konsoliduar të skuadrës.

Gjithsesi, duke qenë se ndeshjet e këtij niveli shpesh kërkojnë zgjuarsi dhe fleksibilitet, mbetet për t’u parë nëse Gvozdenoviç do të rezervojë ndonjë surprizë të mundshme për sfidën e sotme, qoftë në skemë apo në emra. Një gjë është e sigurt: Elbasani synon të hyjë në fushë me formacionin më konkurrues të mundshëm.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Janaçek, Musta, Olberkis, Lulaj, Lajthia, Manellari, Ibrahim, Diallo, Loukili, Qose, Tsague (4-2-3-1)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...