236 mijë nxënës pajisen me libra falas para nisjes së shkollës

Sot ka nisur shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë. Kjo nismë, tashmë e kthyer në traditë, synon të lehtësojë familjet në prag të vitit të ri shkollor.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, e cilësoi shpërndarjen e librave falas si një mbështetje të përvitshme për fëmijët dhe prindërit e tyre.

“MIRËMËNGJES, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë.

Shpërndarja e librave falas pritet të përfundojë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke siguruar që çdo nxënës të ketë materialet e nevojshme në kohë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...