ZYRTARE/ Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh për të zgjidhur

TIRANË,10 maj 2026/Albania Express News/Rënia zyrtarisht e Bylisit nga Kategoria Superiore hap zyrtarisht një telash të paprecedent për futbollin e vendit tonë.

Rënia e ekipit të parë të ballshiotëve si dhe ngjitja e Bylisit B nëpërmjet play-out të Kategorisë së Parë, ka krijuar një rast që kërkon interpretim ligjor për ekipin që do të luajë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Rregullorja parashikon që Bylis dhe Bylis B nuk mund të luajnë në të njëjtën kategori dhe se ekipi i dytë duhet të bjerë më poshtë. Por kush do ta zëvendësojë atë në Kategorinë e Parë?

Mbetet të shihet se si FSHF do të veprojë për rastin në fjalë që nuk ka një precedent dhe as nuk parashikohet në rregullore. Me shumë mundësi, vendimi për mënyrën e zëvendësimit të Bylis B do të vijë nga Komiteti Ekzekutiv, i cili është i plotfuqishëm për raste të tilla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...