Zyrtare/ Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësore me Izraelin në stadiumin “Air Albania”

TIRANË,30 prill 2026/Albania Express News/Teksa pritet se çfarë do të ndodhë me pankinën e Kombëtares, mësohen ndeshjet miqësore që ajo do të luajë në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit.
Kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve.

Ajo e 3 qershorit do të jetë sfida e parë miqësore mes kombëtares sonë dhe Izraelit, pasi 6 ndeshjet e mëparshme kanë qenë zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Evropianëve apo Botërorëve. Bilanci i këtyre 6 ndeshjeve flet për 2 fitore të skuadrës sonë kombëtare dhe 4 të asaj izraelite
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Luksemburgut, edhe kjo do të luhet në “Air Albania Stadium”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...