Zjarri te pallati pranë QSUT, Berisha: Qeveria po mbron ndërtuesin

TIRANË, 19 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sërish sot lidhur me çështjen e zjarrit që ra para pak ditësh në një pallat pranë QSUT-së.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, duke iu referuar deklarata të Kryeministrit Rama sot në podkastin Flasim, Berisha i cilësoi komentet si “monolog mashtrimi”, duke e akuzuar atë për qëndrime kontradiktore dhe për mbrojtje të interesave të ndërtuesve. Sipas tij, Kryeministri njëherazi mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.

“Si mund ta deklarosh se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për zjarrin dhe njëkohësisht ta ngarkosh atë për ndërtimin e pallatit? Kjo tregon lidhje të pazgjidhshme me ndërtuesit”, u shpreh Berisha, duke përmendur konkretisht emrin e ndërtuesit Armando Lilo.

Kreu i opozitës ngriti shqetësimin për menaxhimin e situatës së emergjencës, duke akuzuar institucionet vendore dhe qendrore, përfshirë edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, për mungesë reagimi efektiv, pasi sipas tij, zjarrfikëset nuk arritën të ndërhynin në kohë në zonën e prekur.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi qeverinë për politikat ndaj veriut të vendit. Berisha akuzoi qeverinë për diskriminim rajonal, duke pretenduar se investimet në veri kanë qenë minimale krahasuar me zona të tjera. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjet në zona si Thethi, duke i cilësuar ato si veprime me prapavijë politike.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë protestat, duke i cilësuar ato si një “kryengritje paqësore” për largimin e qeverisë aktuale nga pushteti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masakër në Luiziana të SHBA-së, tetë fëmijë vriten me armë, dyshohet për konflikt familjar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Luizianën në Shtetet...

Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë pas fitores me goleadë ndaj Stuttgartit

Bayern Munich nuk di të ndalet dhe konfirmon edhe...

Të gjithë në stadium, po shkruhet historia e Elbasanit…

Elbasani është në prag të një prej javëve më...

Ura e Kukësit mbi Drin, Edi Rama ndan pamjet

KUKËS , 19 prill 2026 /Albania Express News/ Ura...