Zjarr në zonën e Krastës, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Elbasanit shmang përhapjen e flakëve

Elbasan ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i Bashkisë Elbasan ka ndërhyrë me shpejtësi gjatë ditës së sotme për të shuar një vatër zjarri që u shfaq në zonën e Krastës, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe dëme më të mëdha.

Sipas njoftimit zyrtar, alarmi është dhënë në kohë nga qytetarët, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër.

Autoritetet bëjnë me dije se dëmet e shkaktuara kanë qenë të kufizuara. Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta, thatësirës së zgjatur dhe erës së fortë, ekzistonte rreziku që flakët të përhapeshin me shpejtësi, duke shkaktuar pasoja të konsiderueshme për mjedisin dhe zonat përreth.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndezja e qirinjve pranë të ashtuquajturit “vendi i mirë”, por shkaqet e plota mbeten për t’u verifikuar.

Në këtë kuadër, Bashkia Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me rrezik të lartë zjarresh. Autoritetet kërkojnë që të mos ndizet zjarr në mjedise të hapura, kullota, livadhe, pyje apo pranë bimësisë së thatë, pasi edhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të rënda për natyrën, pronën dhe jetën e njerëzve.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi thekson se bashkëpunimi i qytetarëve dhe njoftimi i menjëhershëm për çdo vatër zjarri mbeten vendimtarë për parandalimin e fatkeqësive, ndërsa falënderon të gjithë ata që kontribuojnë me përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e komunitetit.

S

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati transferohet në Akademinë e Sigurisë

TIRANË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Pas largimit si...

Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

TIRANË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Shëndetësisë,...

Kontrolle në plazhet e Himarës për respektimin e hapësirave publike

HIMARË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Në zonat bregdetare...

Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë

ITALI, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Të plagosurit janë transportuar...