Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

TIRANË ,13 gusht 2026 /Albania Express News/-Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve të 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ndërhyrja do të kryhet në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)” dhe do të zhvillohet nga ora 23:00 deri në 05:00.
Gjatë këtij intervali, automjetet që do të lëvizin në drejtim të Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje, për të mundësuar vijimin e qarkullimit.

Ndërkohë, mjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesa.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet gjatë kohës së ndërhyrjes.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon gjithashtu mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

A është lëvizja “Bashkë” një parti marksiste ?

Nga Thoma Gëllçi TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Për...

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...