Zgjedhjet për president të UEFA-s, FSHF shpreh hapur mbështetjen për Aleksander Ceferin

TIRANË ,14 maj 2026/Albania Express News/Komiteti Ekzekutiv i FSHF u mblodh sot dhe mori një vendim të rëndësishëm edhe në lidhje me futbollin europian, duke miratuar unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s dhe ai është presidenti aktual, Aleksander Čeferin.

Presidenti i FSHF prej dy mandatesh është pjesë e organizmit më të lartë të futbollit europian, pasi mban postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.
FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.
Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”, shkruan FSHF.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...