Aksident i rëndë në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, plagosen rëndë dy adoleshentë

LIBRAZHD ,14 maj 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, ku një motorçikletë është përplasur me një automjet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, një segment i konsideruar problematik për qarkullimin. Në motorçikletë udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët pas përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se të plagosurit janë dy djem adoleshentë, njëri banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...