Zabërgja flet para largimit nga Dinamo: Kulmi, fitimi i Kupës

Nga Vladimir Mema 

Heroi i kualifikimit, por edhe në prag të një aventure të re. Baton Zabërgja nuk mund të largohej nga Dinamo pa lënë gjurmë. Me golin vendimtar ndaj Atletik Eskaldes, ai vulosi kalimin historik të bluve në turin e tretë të Ligës së Konferencës, për herë të parë në historinë e klubit. Një moment emocionues dhe i paharrueshëm për të dhe për skuadrën.

Sulmuesi që në pak kohë ka fituar simpatinë e tifozëve dhe ka qenë vendimtar në ndeshje kyçe, është gati të përshëndetet me futbollin shqiptar. Pas dy sfidave të radhës në Europë, ai do të transferohet në Ukrainë, ku do të veshë fanellën e Metalist 1925. Në këtë intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Zabërgja flet për emocionet e kualifikimit, dedikimin e golit, ndjesitë ndaj Dinamos dhe kapitullin e ri që e pret në karrierë.

Si ndiheni për golin, që në fund i dha edhe kualifikimin Dinamos?

Normalisht që ndihem shumë i lumtur për golin edhe kualifikimin. Golin ia dedikoj kapitenit Rustem Hoxha, i cili vuan nga një dëmtim. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt në skuadër.

U duk një ndeshje e lehtë, por që u komplikua rrugës. Pse ndodhi?

Mendoj që kartoni i kuq na vuri në vështirësi. Megjithatë, ndonjëherë fitoret e vuajtur të shijojnë më shumë, ndaj edhe ky kualifikim të shijon më shumë.

E prisnit që të vuanit në këtë mënyrë?

Ndeshje të lehta nuk ka, sidomos në këtë periudhë që ekipet po kapin ritmin e tyre. Në fund, e rëndësishme është që ne u kualifikuam.

Do luani edhe dy ndeshje me Dinamon në Europë. Çfarë prisni?

Normalisht shpresoj që të shënoj sërish dhe të jap maksimumin për skuadrën deri në momentin që do të jem këtu. Ky klub më ka ndihmuar shumë dhe shpresoj t’ia kthej në mënyrën më të mirë. Besoj se jam duke e bërë.

Si e prisni tani aventurën e re në karrierën tuaj?

Mendoj se do të jetë një hap i mirë në karrierën time. Por, të shohim, hap pas hapi.

Çfarë do të mbash mend nga kjo aventurë në Shqipëri para se të largohesh?

Të gjitha do të mbahen mirë. Kemi pasur ndeshje të mira dhe të errëta, por mendoj që fitimi i Kupës do të jetë gjithnjë në memorien time dhe nuk do ta harroj asnjëherë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

KORÇA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Korça mirëpriti të premten...

Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Bregu i Fildishtë ka nisur me...

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...