“Yjet e Verës së Durrësit” ndezin skenën me vallëzim shumëkulturor

Konkursi dhe Festivali Ndërkombëtar i Arteve “Yjet e Verës së Durrësit” riktheu këtë gusht magjinë e vallëzimit dhe artit shumëkulturor në qytetin bregdetar.

Valltarë nga Shqipëria, Bullgaria, Polonia dhe Ukraina u bashkuan në skenën e hapur të Shëtitores së Plazhit, duke sjellë një spektakël mbresëlënës, mbështetur nga Bashkia e Durrësit.

Performancat e valltarëve durrsakë të QKF dhe të studiove private të vallëzimit shkëlqyen me koreografi popullore të nivelit profesional, duke u bërë ambasadorë kulturorë të folklorit shqiptar.

Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, e cilësoi aktivitetin si festë arti, miqësie dhe kulturash, me synimin për të zbuluar talente të reja dhe për të promovuar vlerat folklorike ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME