246 km/h në mesnatë: rrugët kthehen në pistë rreziku

Policia Rrugore ka regjistruar një rast ekstrem tejkalimi shpejtësie në mesnatë: një drejtues automjeti u konstatua duke lëvizur me 246 km/h në një aks ku kufiri ishte vetëm 90 km/h.

Ky nuk është një rast i izoluar. Makina inteligjente dhe pajisjet poliscan kanë evidentuar dhjetëra shkelje të ngjashme, me shpejtësi që variojnë nga 165 deri në 246 km/h.

Policia paralajmëron se tejkalimi i shpejtësisë trefish mbi normën e lejuar përbën rrezik ekstrem për jetën e shoferëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në apelimin e saj, Policia e Shtetit kërkon respektimin e kufizimeve, drejtim të përgjegjshëm dhe shmangie të sjelljeve që kthejnë rrugën në burim aksidentesh tragjike, duke rikujtuar se “shpejtësia vret jetën”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...