Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti, kemi një person në burg për atë punë

Foto/Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi

SHKODËR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Një tjetër vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër Koçeku, rreth 40 vjeç. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend.

Ky është vendi ku Aleksandër Koçekut iu zu pritë. Ai po lëvizte nga Kiri i Dukagjinit drejt Prekalit për në Shkodër, ku në afërsi të fshatit Lin, u qëllua me breshëri.
Autorët, siç duket, e kanë ruajtur viktimën dhe në një segment rrugor malor, ku ka shumë pak lëvizje, e kanë vrarë. Familja Koçeku ishte në gjak dhe këtë e konfirmojnë edhe të afërmit.

“Konflikt që e di gjithë shteti, e di gjithkush. Ai është ruajtur. Konflikt që e dini edhe ju. Ne kemi një person në burg për atë punë se i ka pasur gjak borxh dikujt. Për tjetër gjë unë nuk e di. Ai punonte në një furrë buke në Shkodër”, u shpreh Mark Koçeku, kushëri i viktimës.
Viktima është vëllai i Artan Koçekut, i cili është në burg për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi në dhjetor të vitit 2017.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026 ,12 korrik 2026/Albania Express News-Argentina është gjysmëfinalistja...

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

Nga Mero Baze BIRN, një OJF e sponsorizuar për gazetari...

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e banesës

VLORË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...