Botërori 2026/ 120 minuta vuajtje, Argjentina mposht 3-1 Zvicrën dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale! Ndeshja tjetër është Francë – Spanjë

BOTËRORI 2026,SHBA, KANSAS/ 12 korrik 2026/Albania Express News/-Angli – Argjentinë, kjo do të jetë gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës 2026. Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare, Argjentina vuajti 120 minuta, por ia doli të mposhtte 3-1 Zvicrën dhe të merrte biletën e vetme të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Botërorit. Tanimë kampionët në fuqi të botës janë vetëm një ndeshje larg finales së madhe, ndërsa më 15 korrik në orën 21:00 përballë do të jetë Anglia.

Ndeshja nisi shumë mirë për Argjentinën, me Lionel Messin që asistoi për Mac Allister i cili shënoi me kokë. Messi bëhet asistuesi më i mirë në Kupat e Botës me dhjetë pasime finale.

Zvicra me Granit Xhakën në fushë nuk u dorëzua dhe barazoi për rezultatin 1-1 në minutën e 67-të me një gol të bukur të Ndoye. Vetëm pesë minuta më vonë Zvicra mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Embolo. I dyti i verdhë solli protesta të mëdha te Zvicra, aq sa Xhaka me shokë bënë edhe shenjën ‘ka mbaruar, e vendosur’.

Devijimi i topit nga ‘kamera e qiellit’ solli golin e Anglisë, FIFA: Sensori nuk dërgoi asnjë sinjal në VAR

Devijimi i topit nga ‘kamera e qiellit’ solli golin e Anglisë, FIFA: Sensori nuk dërgoi asnjë sinjal në VAR

Megjithëse me një lojtar më shumë Argjentina nuk shënoi brenda kohës së rregullt dhe 90 minutat u mbyllën 1-1. Duhej minuta e 112-të që Julian Alvarez me një supergol të kalonte amerikano-latinët në epërsi, përpara se Lautaro Martinez në minutën e 120+1 të ‘vuloste’ rezultatin në 3-1.
Kështu, marrin fund çerekfinalet e Botërorit për t’ia lënë vendin dy gjysmëfinaleve; Francë – Spanjë dhe Angli – Argjentinë.
Kupa e Botës, faza gjysmëfinale:
14 korrik 21:00 Francë – Spanjë
15 korrik 21:00 Angli – Argjentinë
Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale:
9 korrik ora 22:00 / Francë 2-0 Marok (Boston)
10 korrik ora 21:00 / Spanjë 2-1 Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik ora 23:00 / Norvegji 1-2 Angli (Miami)
12 korrik ora 03:00 / Argjentinë 3-1 Zvicër (Kansas)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026 ,12 korrik 2026/Albania Express News-Argentina është gjysmëfinalistja...

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

Nga Mero Baze BIRN, një OJF e sponsorizuar për gazetari...

Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti, kemi një person në burg për atë punë

Foto/Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi SHKODËR ,12 korrik 2026/Albania Express...

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e banesës

VLORË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...