Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan. Ata akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit.

Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli dhe Ervis Bardhi. Kjo duke miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023.

Në lidhje me këtë, Gjykata e Apelit Antikorrupsion dënoi me burg përjetë Ardjan dhe Florenc Çapjan si dhe Jorgo Lekun për vrasjen e dyfishtë të babë e birë në vitin 2012.

Por si ndodhi vrasja e babë e bir në Elbasan?

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin. Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shpërthim pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së tij në Siri

SIRI ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Dy shpërthime kanë tronditur...

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik, shpëton drejtuesja

Cërrik ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Një automjet është përfshirë...