Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Me kërkesën që t’i hiqet arresti shtëpiak dhe të lirohet menjëherë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Në apelim, Vlora Hyseni thotë se nuk ekzistojnë rrethanat dhe kushtet që të pranohej kërkesa e SPAK, i cili po e heton për dy vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Kundërshtimi u dorëzua nga avokati i saj.

Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, që janë në arrest me burg dhe që dyshohen nga këqyrjet se kanë nxjerrë sekrete dhe ndihmuar Ergys Agasin, ku ishte në arrati, pritet gjithashtu të ankohen në apel.
Nga ana tjetër, me gjithë aktet sekrete që kanë dalë, SPAK nuk ka ende një deklaratë zyrtare, përveç asaj ku njoftoi se kishte marrë në gjykatë tre masa sigurie, njëra ndër to për ish-drejtoreshën e SHISH, e cila shfaqet në komunikime duke folur me Agasin, i arrestuar nga vera dhe i paraburgosur për llogari të dosjes AKSHI.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë në Shalës, plagoset një 14-vjeçar

BELSH ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...