Aksidenton 14-vjeçaren me motomjet pa leje drejtimi dhe largohet, arrestohet 18-vjeçari

CËRRIK, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me motomjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, në bashkinë Cërrik. 18-vjeçari dyshohet se, ndërsa drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e të riut.

Ndërkohë, 14-vjeçarja e aksidentuar është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Me kërkesën që...

Aksident i rëndë në Shalës, plagoset një 14-vjeçar

BELSH ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...