Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

Eriselda Karriqi është një nuse e zakonshme, por për vjehrrin e saj Xhevair Dashi ajo është shtyllë kryesore e shtëpisë dhe për këtë ka vendosur t’i dhurojë një makinë. Një gjest që nuk e ndesh shpesh dhe që zakonisht janë bashkëshortët ata që bëjnë dhurata të tilla e megjithatë, bashkë me makinën e lidhur fjongo, vjehrri i ka shkruar nuses një letër e cila është bërë virale në rrjet. Nusja Eriselda e ka postuar në facebook, ku shkruan se sinqerisht nuk e ka pritur këtë dhuratë.

Letra e vjehrrit drejtuar nuses

E dashura Eriselda! Me shumë kënaqësi dhe zemër të hapur, unë, vjerri yt, Xhevahir Dashi, kam nderin të të bëj këtë dhuratë një makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty.Ti nuk je vetëm nusja e kësaj shtëpie, por je bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Me përkushtim, kujdes dhe dashuri të paçmuar, ke dhënë gjithmonë shembullin e artë të familjes sonë. Kujdesi yt i vazhdueshëm për familjen dhe për djemtë tuaj, bashkëshortin tënd Gentin, si dhe dashuria e pafund për gjithë familjen tonë, tregojnë shpirtin tënd të madh dhe fisnik.Duke të të bërë këtë dhuratë, të ndihmoj me zemër dhe të vendosësh gjithmonë familjen në epiqendër të jetës tënde. Prandaj, kjo dhuratë nuk është vetëm një makinë, por edhe një simbol i respektit, mirënjohjes dhe dashurisë sonë për ty.Uroj që kjo makinë të të shërbejë në të gjitha rrugët e jetës, qoftë të begata, qoftë të vështira, duke të kujtuar gjithmonë se je e dashur, e çmuar dhe një shtyllë e rëndësishme e kësaj familjeje, e bashkuar gjithmonë me dashuri dhe respekt për të gjithë. Me dashuri dhe urime të përzemërta, Xhevahir Dashi. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

SPANJË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Festimet për triumfin e...

Konflikt me armë në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

ELBASAN ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...