DPSHTRR publikon 5 vite reforma për sigurinë rrugore dhe edukimin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar sot rezultatet dhe reformat e ndërmarra gjatë viteve 2020–2025 për rritjen e sigurisë rrugore dhe edukimin e drejtuesve të mjeteve.

Me strategji të qartë, disiplinë dhe teknologji moderne, DPSHTRR ka realizuar:

  • 234 aktivitete edukative me 10,592 pjesëmarrës, kryesisht fëmijë dhe të rinj;
  • Poligone testimi me standarde europiane në Vlorë dhe Fushë-Prezë, ku përgatiten 25,000 qytetarë çdo vit;
  • 12,000 drejtues të rinj të trajnuar vetëm në 7 muajt e parë të 2025, ndërsa për periudhën 2023–2025 pritet të kalohen 75,000 pjesëmarrës;
  • Proces rigoroz rikualifikimi për drejtuesit që kanë humbur pikët e lejes së drejtimit, me 2,359 riregjistrime dhe vetëm 13,4% që kanë kaluar testin.

Në fushën e kontrollit teknik, gjatë 2020–2025 janë kryer 1,647,276 testime teknike dhe 490,112 mjete janë refuzuar, duke garantuar mjete më të sigurta dhe një mjedis më të pastër.

Me aplikacionin “lejedrejtimi” për iOS, Android dhe platformën web, DPSHTRR ka digjitalizuar përgatitjen për testin teorik: 457,774 testime online dhe 47,621 instalime.

Institucioni thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe fton qytetarët, shkollat, autoritetet dhe shoqërinë civile të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme rrugore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vllaznia merr fitoren e parë të sezonit, Murataj vendos ndaj Dinamo City

TIRANË, 11 tetor 2026 /Albania Express News/-Vllaznia ka marrë...

Kryeqyteti ngjyroset bardheblu, Tirana triumfon 1-3 ndaj Partizanit në derbin e parë të sezonit

TIRANË, 11 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeqyteti ngjyroset bardheblu!...

Emilio Murati, një tjetër talent që po rritet në futbollin e Gramshit

Nga Klevis Liçi Pas eksperiencës në U-13 dhe U-15, nën...

Shefki Guzi, mjeku që ia kushtoi jetën futbollit të Gramshit

Nga Klevis Liçi Nga bluzat e bardha në spitalin e...