Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin e shëtitores bregdetare “Lungomare 4” në Plazhin e Vjetër të Vlorës vazhdon, duke u shndërruar në një investim të rëndësishëm për zhvillimin turistik dhe përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës urbane në qytet.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë projekt, duke theksuar se ky investim ka për qëllim të përmirësojë aksesin, lëvizshmërinë dhe sigurinë në një nga zonat me potencial më të lartë turistik të qytetit.

“Vijon puna për zgjatimin e shëtitores bregdetare ‘Lungomare 4’, një investim infrastrukturor që synon të përmirësojë aksesin, lëvizshmërinë dhe cilësinë urbane në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit,” shkroi Demo.

Ai shtoi se ndërhyrja do të sigurojë më shumë siguri për këmbësorët, aksesueshmëri më të mirë dhe do të integrojë zonën me zhvillimet e tjera infrastrukturore të Vlorës. Projekti pritet të rrisë atraktivitetin turistik dhe të sjellë vlera të shtuar për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Shëtitorja “Lungomare 4” është pjesë e strategjisë për përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike, rritjen e aksesueshmërisë dhe promovimin e turizmit bregdetar, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe tërheqës për qytetarët dhe vizitorët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...

LAJMI I FUNDIT/ Egnatia sfidon Çeljen në Champions League, Dede surprizon me formacionin , kapiteni Aleksi e nis nga stoli

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia rikthehet sonte në...