Vijon fushata e pyllëzimit në Bashkinë Elbasan, mbi 15 mijë fidanë deri në muajin mars

Bashkia Elbasan vijon fushatën e pyllëzimit me synimin që deri në muajin mars të mbillen mbi 15 mijë fidanë të rinj në të gjithë territorin e saj. Fokus i kësaj nisme janë zonat e dëmtuara nga zjarret dhe erozioni, por edhe institucionet arsimore, duke e parë ndërgjegjësimin mjedisor si një proces që nis që në bankat e shkollës.

Në kuadër të kësaj fushate, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan, Vesa Llana Lico, iu bashkuan nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kuqan” për mbjelljen e pemëve në ambientet e shkollës.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve është thelbësore për suksesin e nismave mjedisore.
“Fëmijët dhe rinia janë mbështetja më e madhe për një mjedis më të gjelbër. Për këtë arsye, do të jemi të pranishëm në çdo shkollë të territorit të bashkisë me fushatën e pyllëzimit dhe pastrimit të mjedisit”, u shpreh ai.

Bashkia Elbasan synon që përmes këtyre aktiviteteve të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së mjedisit, por edhe në edukimin e brezit të ri me vlerat e kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj natyrës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...